Report TV - Flamur Noka: Qeveria e bandave, ka rënë moralisht, protesta për të rrëzuar

Report TV 2018-05-08

Views 0

Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka folur me tone të ashpra kundër qeverisë, teksa tha se do të rrëzohet brenda pak ditëve. Jashtë Komisionit të Sigurisë, Noka deklaroi se kjo qeveri ka patentë vetëm për të drejtuar trafikun e drogës dhe se Vangjush Dako i Durrësit është thjeshtë një ushtar i vogël i perandorisë.

Më tej, ai paralajmëroi protesta dhe revolucion popullor nga opozita për të rrëzuar perandorinë
"Teksa shohim këtë mazhorancë e cila përpiqet t?iu paraqesë një pr.buxhet shqiptarëve është e dhimbshme sepse sot jo mazhoranca e qeveria po paraqet buxhet, por po paraqet buxhet qeveria e bandave, e krimit dhe drogës. Sot kjo qeveri ka rënë moralisht, ajo mund të rrijë në këmbë edhe pak ditë. Kjo qeveria ka patentë për të drejtuar trafikun e drotgës, nuk mund të bëjë më buxhet kjo qeveri. Gjushi nuk është as më shumë e as më pak, është një ushtar i vogël i kësaj perandorie. Kjo perandori do rrëzohet me protesta dhe revolucion popullor, sepse bleu votat", tha Noka.

Share This Video


Download

  
Report form