Report TV - “Giffoni” në Shqipëri, Claudio Gubitosi bën thirrje për risi

Report TV 2018-05-08

Views 1

Giffoni Shqipëria Film Festival në edicionin e 12- të tij do të bëjë një kthesë të fortë në mënyrën e organizimit dhe të menaxhimit.
Namik Ajazi, drejtor i festivali Giffoni Shqipëria flet për edicionin e ri që do të mbahet nga datat 20-24 nëntor r.

?Ne kemi menduar ta çojmë ?GIffon?-in, jo vetëm në Tiranë. Pra ky festival do të udhëtojë në Shkodër, në Korçë, në Elbasan, në Pogradec e në disa qytete të tjera të vendit. Ne do ta çojmë festivalin, jo vetëm në ato qytete që kanë kinema, por edhe në ato që nuk kanë. Sepse edhe problemi i mungesës së kinemave është një problem i madh, dhe ne sidomos këtij problemi i kemi mëshuar me forcë?, tha Ajaz

Claudio Gubitosi, drejtori artistik që i dha jetë festivalit që nga viti 1971 në Giffoni të Italisë, ka ardhur në Tiranë për të parashtruar projektin e së ardhmes së festivalit.

?Ka ardhur koha që nga një festival prezantues të shndërrohet në një festival nxitës për eksperiencat e realizmit të filmave. Përfshirja e elementëve të rinj dhe evidentimi i brezit të ardhshëm të krijuesve në këtë festival, nëpërmjet këmbënguljes për të sjellë ide inovative dhe për të çuar fëmijët në kinema, është baza dhe qëllimi i një projekti 3-vjeçar për festivalin e Giffoni-t deri në vitin 2020. Giffoni nuk mund të jetë vetëm një festival, por duhet të shndërrohet në një ngjarje kulturore që u dedikohet fëmijëve dhe rinisë, dhe të krijoj një raport të ngushtë me shkollat që filmi të futet në projektet e edukimit.?-thekson Claudio Gubitosi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS