Report TV - Kryemadhi: Përballje me qeverinë, do rrëzojmë Ramën, gati marshimi

Report TV 2018-05-08

Views 0

?Sot gongu ra për këtë qeveri, ky është fillimi i fundit, është emergjencë rrëzimi i kësaj qeverie. Të krijohet një qeveri e re anti-mafie që rikthen dinjitetin e Shqipërisë?. Kështu është shprehur Monika Kryemadhi në Konventën Kombëtare të LSI. Ajo u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen për të filluar marshimin kundër qeverisë Rama për të çliruar Shqipërinë nga krimi dhe droga.
Thirrja e Konventës sipas kryetares së partisë së dytë më të madhe në opozitë kishte si qëllim që të tregonte se pushteti nuk do mund të blejë asnjë anëtar të LSI. ?Marshim pa kthim për të çliruar Shqipërinë nga krimi dhe droga. Kjo klikë ka marrë peng këtë popull. Do të jemi bashkë me qytetarët për të diskutuar për Shqipërinë që duam.

Koha është tani për të filluar marshimin e fitores së madhe, e shqiptarëve dhe jo të politikës. Kjo konventë pati një rëndësi, për të treguar që asnjë njeri nuk mund të blejë zemrën e një anëtari të LSI. Sot Konventa tregoi se LSI do të jetë në krye të cdo marshimi kundër të kësaj diktature?. Kryemadhi akuzoi Ramën se fshihet si struci kur plasin skandalet në qeveri, ndërsa shtoi se nuk do të presim më, pasi ka ardhur ora e përballjes.

?Sot kem,i përballë një qeveri arrogante. Ish-ministri akuzohet për trafik. Qeveria nuk gjen justifikim për implikimin e Tahirit. E gjithë situata katastrofike ka një autor dhe ai është Edi Rama. Ky kryeministër bën show kur prokuroria kërkon heqjen e imunitetit. Ky njeri ndihet i frikësuar për karrigen që po i lëkundet.

Asnjë orë nuk mund t?ia zgjasë më Ramës qëndrimin në karrige, nuk kemi kohë për të humbur, qeveria po shkon drejt humnerës. Nuk do të presim faktet e tjera tronditëse të kësaj shumice, ne jemi gati që të përballemi. Ne duhet të shkundim apatinë kolektive për hir të interesit, duhet të thyejmë heshtjen.

Share This Video


Download

  
Report form