Ora News - Fermerët kërkojnë ndihmë nga shteti

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në fusha kanë investuar të gjithë pasurinë e tyre por tashmë nuk kanë një treg për të shitur prodhimin e tyre.
Në serat e Fierit, domatet dhe produktet e tjera ushqimore po kalben duke u shkaktuar fermerëve një dëm të madh ekonomik.
Qamil Lamkaj një nga fermerët në njësinë administrative Portëz në Fier thotë se ndihet i pashpresë.
?Malli që do vjel sot unë është 40 kv, po ku do ta çoj? Do të kalbet.? thotë Qamili
Edhe bashkëshortja e tij Bukuroshe Lamkaj si pjesë e familjes që punon në këto sera është shprehur se ndërtimi i këtyre serave nga fëmijët e saj janë e vetmja pasuri që i ktheu nga emigracioni, por tani ndjehemi të braktisur ?
?Iku që 15 vjeç në Greqi, bleu tokën këtu për të punuar por e gjithë mundi po i shkon dëm. Shteti të vërë dorën në zemër për fermerët. Është gjynah që prodhim të përfundojë në përrua? thotë Lamkaj
Ndërkohë nuk janë vetëm fermerët ne zonën e Portezës që vuajnë këto pasoja nga mungesa e tregut. Nga drejtoria e Bujqësisë në Fier, për shkak të ristrukturimit të këtij institucioni mungon edhe përgjigja që shpjegon këtë situatë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/fermeret-kerkojne-ndihme-nga-shteti/

Share This Video


Download

  
Report form