Report TV - Nis ndërtim i korsisë së dedikuar për biçikleta në bulevardin “Zogu I”

Report TV 2018-05-08

Views 0

Tirana po bëhet çdo ditë e më shumë miqësore ndaj atyre që kanë zgjedhur si mjet lëvizje biçikletat. Pas korsive të dedikuara në Rr. ?Dritan Hoxha?, në Unazën e Vogël, Rr. e ?Dibrës? dhe zonën e urbane të Unazës së Madhe, prej pak ditësh Bashkia e Tiranës ka nisur një tjetër investim të kësaj natyre, kësaj here në Bulevardin ?Zogu i Parë?, duke hedhur një hap tjetër për krijimit e rrjetit minimal të korsive të dedikuara për biçikleta.
Fillimi i punimeve u inspektua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se ky investim do të përfundojë brenda këtij viti. ?Jam shumë entuziast që projekti ynë i korsive dedikuar biçikletave po merr një përmasë tjetër, pra po del përtej zonës së qendrës. Po bëjmë një lidhje me sheshin ?Skënderbej? dhe me Bulevardin e Ri, për t?u siguruar që ishujt si sheshi i Bulevardit të Ri, sheshi ?Skënderbej?, Pazari i Ri apo zona e Liqenit, fillimisht lidhen mes tyre për të krijuar një rrjet minimal të biçikletave?, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form