Report TV - Rritet çmimi i benzinës dhe naftës,5 lekë më shumë për litër

Report TV 2018-05-08

Views 0

Përdoruesit e automjeteve janë ndodhur dje që nga mëngjezi përballë një surprize të hidhur: çmimi i shitjes së karburanteve me pakicë është rritur me 5 lekë për litër në të gjitha pikat e tregtimit. Disa nga shoqëritë tregtare që e shisnin deri dy ditë më parë gazoilin (naftën) me 168 lekë/litër e kanë rritur atë në 173 lekë/litër, ndërsa benzinën nga 169, në 174 lekë për një litër.

Ndërkohë, disa të tjera që pretendojnë për karburante më cilësore e kanë rritur çmimin deri në 179 lekë për një litër. Siç ka ndodhur zakonisht në të tilla raste, por edhe në rastet e uljes së çmimit, të gjitha pikat e karburanteve me pakicë i kanë rritur në të njejtën ditë dhe në të njejtën masë çmimet.
Çmimi
Ndryshimi aktual ka të bëjë vetëm me faktin që në tregun ndërkombëtar janë rritur çmimet e naftës bruto. Në rast se në 21 qershor të këtij viti në bursat ndërkombëtare një fuçi naftë amerikane (WTI ? West Texas Intermediate) arriti një minimum prej 42.52 dollarësh, ditën e premte kjo shifër ishte në nivelin e 54.9 dollarëve për fuçi, me një rritje prej 29 përqindësh.

Share This Video


Download

  
Report form