Report TV - Babai i biznesmenit Sota: 800 mijë € garanci për blerje hekuri

Report TV 2018-05-08

Views 4

Lefter Sota, babai i Orest Sotës, që iu gjetën 835 mijë euro nga ana e policisë, ka reaguar për gazetën Tema për të sqaruar situatën. Sipas Lefter Sotas shuma e gjetur nuk ishte e të birit, por e tija, dhe do të përdorej si garanci për një marrëveshje tregtare me Kurum.

Lefter Sota pretendon se i biri ishte vetëm dorëzuesi i cili duhet ta çonte shumën e parave pranë kompanise Kurum, si garanci për një të tretën e shumës së kontratës per blerjen e 4 mije toneve hekur qene treg nderkombetare kushtojne mbi 2 milione euro.
Reagimi i plotë i biznesmenit Sota:

Informoj opinionin publik dhe mediat lidhur me arestimin e djalit tim orest sota se:

Ne daten 1 nentor 2017 kam derguar djalin tim Orest Sota, te coje prane kompanise Kurum Sh.A, nje sasi eurosh ne kesh, si garanci per nje te treten e shumes se nje kontrate per 4000 ton hekur nderrimi.

Ashtu sic kam deklaruar edhe prane oficerit te policies, bazuar ne normat tregtare per mbajtjen e kontrates, kjo shume do te sherbente si garanci e kthyeshme, mbasi te ishte kryer pagesa e plote me banke.

Njoftoj se kjo sasi valute buron nga te ardhurat e mia personale e kursimet ne vite.

Une kam filluar aktivitetin tregtar ne vitin 1992!

Objekti tregetar i shoqerise eshte tregtimi i materialeve te ndertimit, hekurit te ndertimit, perpunimi i tij, si dhe perpunimi i skrapit dhe metaleve me ngjyra.

Share This Video


Download

  
Report form