Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lëvizja e lirë e shqiptarëve drejt Greqisë përmes pikave kufitare tokësore u bllokua në pikat doganore tokësore për shkak të një defekti të raportuar në serverin qëndror të policisë greke! Angazhimi direkt i Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati gjeti një zgjidhje provizore për Kakavijën, ndërsa Kapshtica mbetet pezull. Qytetarët të revoltuar pas orëve në radhë hodhën dyshimet për një hakmarrje të Athinës për Himarën, por aludimet u rrëzuan nga raportimi se probleme të ngjashme u shënuan në të gjitha pikat kufitare të Greqisë.
Pas afro 14 orësh bllokim për shkak të një defekti teknik në serverin qëndror të policisë kufitare greke, në pikën kufitare të Kakavijës nisi lëvizja.
Pas një telefonate mes Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati me homologun Nikos Kotzias u gjet zgjidhja provizore.
Pasaportat e kalimtarëve do të skanohen dhe të dhënat do të hidhen në sistem kur defekti të rregullohet.
Glevin Dervishi: Që nga ky moment ka filluar lëvizja. Ju mund të filloni dhe vazhdoni nëpër pikën e kalimit kufitar, është gjetur një zgjidhje e karakterit provizor, do të mbahen shënim pasaportat tuaja. Do të regjistrohen dhe më pas në momentin që sistemi do të fillojë me kapacitet të plotë ato do të regjistrohen. Pra është gjetur një zgjidhje teknike.
Lëvizja në Kakavijë u bllokua që në orët e mbëmjes së të premtes, ndërsa në Kapshticë në mëngjesin e së shtunës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kakavije-radhe-te-gjata-ne-dogane/