Rreth 1.3 ton kanabis u sekuestrua nga policia e Tiranës në dy operacione të zhvilluara në 24 orët e fundit. 6 persona u vunë në pranga ndërsa 3 të tjerë u shpallën në kërkim.
Gjithçka nisi rreth orës 21:30 të së premtes pas një informacioni se një grup shpërndante lëndë narkotike në sasi të mëdha në zonën e Kamzës, Institutit të Kamzës, Paskuqanit, Babrrusë, etj.
Një patrrullë ka tentuar të ndalojë një automjet ku udhëtonin Fatjon Mesi dhe një person me iniciale A.C, por ai ka shtuar shpejtësinë në tentativë për të shpëtuar.
Në një moment pasagjeri ka zbritur nga makina dhe ka mundur të humbë gjurmët ndërsa makina ka vijuar derisa ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.
Efektivët i vunë prangat drejtuesit Fatjon Mesi, 31 ? vjeç nga Nikla e Fushë ? Krujës. Në bagazh dhe në pjesën e pasme të makinës u gjet një sasi e madhe kanabisi.
Ndërkohë janë vënë në pranga edhe 3 persona të tjerë që mbikqyrnin në distancë drogën. Në kryqëzimin e Paskuqanit u arrestuan Ilir Ferati, Izmir Muja dhe Sajmir Grosha.
Policia ka zbuluar se droga ishte marrë në Rinas, në banesën e Hasan Sulën, 50 vjeç, i cili u vu në pranga bashkë me bashkëshorten Merita Sula, 45 ?vjece ndërsa në kërkim u shpallën dy djemtë e tyre 25 dhe 26 vjeç.
Në katin e dytë të shtëpisë së familjes Sula u gjetën 170 thasë me kanabis dhe një pushkë model 56 me 25 fishekë, si dhe një peshore elektronike.
Sasia e lëndës së dyshuar si narkotike të përshkruara më lart, pas peshimit rezultoi në peshën totale 1 ton e 239,5 kg.
Për të gjithë grupin është përpiluar një dosje e plotë, e cila i ka kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë.
Tv Klan