Stop - Gjoba 3 milionëshe në lokalin bosh, videoja nxjerr bllof inspektorët! (03 nentor 2017)

RTV KLAN 2018-05-08

Views 0

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Luan Butuku, nga një lokal në Rrugën e Kavajës, denoncon në ?Stop? një gjobë të padrejtë prej 3 milionë lekësh, që ka marrë për duhanpirje në lokal.Ai thotë, se inspektorët e shëndetit publik, i kanë kërkuar niptin dhe i kanë vënë gjobën, edhe pse në atë moment, në lokal nuk kishte asnjë klient.Për të provuar atë, që thotë, Luani na ve në dispozicion edhe videon e lokalit, ku përvecse nuk ka njeri, duken qartë tavolinat pa tavlla dhe shenjat e ndalimit të duhanit.?Stop? iu drejtua për këtë padrejtësi Institutit të Shëndetit Publik,por zëvendëskryeinspektorja tha, se gjoba është e drejtë, me aryetimin e vetëm, se nuk ka motiv, që inspektorët të vënë gjobë pa shkak...?!

Gazetarja: Inspektorët kanë bërë një monitorim të zakonshëm nëpër lokale, të cilët shikojnë, n.q.s brenda ka konsumatorë të duhanit apo jo. Kemi një rast, ku ka shkuar inspektori dhe ka plotësuar direkt procesverbalin dhe në atë moment, nuk ka qenë askush në lokal. Thjesht, ka plotësuar procesverbalin dhe ka vendosur një gjobë prej 3 milionë lekësh të vjetra. Si ka mundësi të plotësohet ky procesverbal në momentin, që nuk figurohet shkelja?
Zv\Kryeinspektorja e ISHSH: Po shkeljen nuk e përcaktoni ju apo unë.
Gazetarja: Po kush?
Zv\Kryeinspektorja e ISHSH: Masa administrative, ligji. Po ta kishit lexuar pak më përpara, do kishit përgjigje të atyre pyetjeve.
Gazetarja: Në momentin, që ka shkelës..
Zv\Kryeinspektorja e ISHSH: Joo,joo?,që kur s?ka rregulloren të afishuar, mund të ketë tavlla, s?ka logon. Për të gjitha këto arsye, merr gjobë 3 milionshin.Pra, jo vetëm në momentin, kur të gjen me duhan.
Gazetarja: Unë këtu e kam të shënuar arsyen. Një sekondë, më fal të lutem: ?duhanpirje në momentin e kontrollit. Nuk zbatohet ligji?-thotë.
Zv\Kryeinspektorja e ISHSH: Dhe sipas teje, këtu nuk pihej duhan?
Gazetarja: Po!
Zv\Kryeinspektorja e ISHSH: Si e ke të provuar?
Gazetarja: Me video. Në momentin, që ka qenë grupi i inspektorëve, inspektori më saktë?
Zv\Kryeinspektorja e ISHSH: Po, mund ta shoh?
Gazetarja: Po!
Zv\Kryeinspektorja e ISHSH: Nuk gjej asnjë arsye, që një inspektor i një qarku tjetër, të vijë e të bëjë një veprim të tillë. Atëherë, mua më lë të dyshoj: O, ai ka manipuluar në kamer, që ke specialistë, sa të duash, për të manipuluar dhe nuk është fakt për mua, se edhe gjykata nuk e merr për fakt, kur nuk është e autorizuar, për të bërë një filmim të tillë.
Gazetarja: Më fal! Në momentin, që shikoni një shkelje të tillë, thjeshtë thoni nuk e besoj dhe kaq?Dhe qëndroni duarkryq!
Zv\Kryeinspektorja e ISHSH: Jo,jo moj goce edhe njëherë..
Gazetarja: Atëherë, kemi një lokal bosh. Unë kam pamjet, shkon tjetri thotë: bjer numrin e niptit, ulet në tavolinë, plotëson procesverbalin, 3 milionë lekë gjobë!
Zv\Kryeinspektorja e ISHSH: Po, unë nuk e pranoj, që është kështu.
Gazetarja: Po, mirë pra, unë e pashë.
Zv\Kryeinspektorja e ISHSH: Po, mirë pra, ti e p...

Share This Video


Download

  
Report form