Një vrasje e ndodhur në fshatin Shkallë të Konispolit në rrethin e Sarandës tre vjet më parë, po shndërrohet në një ngjarje që nuk dihet sesi do të përfundojë. Mbrëmjen duke u gdhirë 12 shkurt 2014, është qëlluar me armë zjarri Pajtim Shehu në atë kohë 44 vjec.
Organi i akuzës së Sarandës, ka akuzuar Ajet Rexhepin komshiun e tij si vrasësin e Shehut e në këtë mendje, ka qenë edhe gjykatësi i cështjes Alltun Cela i Gjykatës së Sarandës, ku në përfundim të gjykimit, e kanë dënuar Ajet Rexhepin me 25 vjet burg për vrasje.
Familjarët e të dënuarit Rexhepi, pretendojnë se ndaj tyre është kryer padrejtësi dhe se autori i vrasjes së komshiut të tyre nuk është kryefamiljari Rexhepi. Çështja në fjalë është apeluar në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër. Sipas të birit të akuzuarit për vrasje Xhustin Rexhepi, provat e servirura nga organi i akuzës në Sarandë, kanë qenë tërësisht false dhe të montuara duke bërë padrejtësi.
Ndërkaq bashkëshortja e të akuzuarit për vrasje, ka apeluar për drejtësi ndërkohë që denoncon tentativat për të mbyllur këtë cështje nga Policia e Sarandës, kundrejt rryshfetit.
Avokati i pajtuar nga i akuzuari për vrasje, ka kërkuar përjashtimin e relatorit të cështjes Tomorr Skreli, për njëanshmëri në gjykim. Ai e justifikon këtë kërkesë, pasi koha e lënë prej 16 orësh nga relatori Skreli për të t?u njohur me dosjen e klientit të tij është e pamjaftueshme.