Kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro i cilëson tërësisht politike akuzat e opozitës dhe të minoritetit për prishjen e 22 ndërtimeve në kuadër të rikualifikimit urban të qendrës së qytetit.
Sipas tij, projekti u miratua unanimisht edhe nga këshilltarët bashkiakë të djathtë, por edhe të PBDNJ-së. Sipas Goros, edhe Athina zyrtare pasi u njoh me projektin në detaje zbuti tonet.
Sa i përket shembjes së 12 objekteve, Goro tha se pritet vendimi i Gjykatës Administrative.
Të enjten banorët e Himarës zhvilluan një faze të fundit konsultimi me bashkinë, ku parashtruan kërkesat e tyre edhe për shpronësim trojeve për të cilët ata janë të pajisur me dokumente pronesie.
Nisja e aksionit të IKMT-së për prishjen e objekteve në Himarë në vijim fazës së dytë të rikualifikimit urban të aksit Spille ? Himarë, u shoqërua me protesta nga banorët.
Tv Klan