Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e banorëve të Valbonës dhe të shoqatës "Tokas" për të anuluar ndërtimin e hidrocentraleve. Administrativja e ka cilësuar të ligjshëm ndërtimin e HEC-ece në Valbonë.
Ndërkohë, dy ditë më parë, teksa gjykata shtyu vendimin për ndërtimin e HEC-eve, pati dhe një përplasje të banorëve të Valbonës me me ish-zv/drejtorin e policisë Tiranë, Erzen Breçanin të cilën e akuzuan se mbron padrejtësisht ndërtimin e HEC-eve.
Shoqata për mbrojtjen e mjedisit ankimoi në gjykatë ndërtimin e rreth 10 HEC-eve përgjatë lumit të Valbonës në komunën Margegaj, e cilësuar si një ndër pjesët më përrallore në Shqipëri dhe Evropë.