Ministri Xhafaj: Do t'i ndjekim hap pas hapi financuesit e kanabisit

RTV KLAN 2018-05-08

Views 0

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Fatmir Xhafaj ka vlerësuar se të përfshirë në veprimtarinë kriminale të kultivimit të kanabisit kanë qenë të përfshirë edhe policë.

Xhafaj shprehu vendosmërinë e policisë shqiptare për të luftuar krimin dhe financuesit e këtij biznesi kriminal.

?Beteja vazhdon edhe më e fortë, me ata që e kanë financuar këtë biznes kriminal. Jemi të vendosur t'i ndjekim hap pas hap ata dhe të ardhurat e tyre kriminale?, tha Xhafaj.

Ministri i Brendshëm risolli në kujtesë premtimin e tij kur mori detyrën dhe të qeverisë shqiptare, që gjatë vitit 2017 fenomeni i kultivimit të kanabis sativës do të zhduket.

?Falë edhe burrave dhe grave të Policisë së Shteti, ata mësuan nga gabimet e tyre dhe realizuan në pak kohë këtë ndryshim të madh se bashku me partnerët tanë ndërkombëtare. Ne do punojmë së bashku sepse qëllimet i kemi të përbashkëta. Në rezultatet e këtij viti ne kemi hedhur një hap përpara dhe duhet të jemi modest. Nuk është e lehtë dhe nuk bëhet për një ditë. Jemi të vendosur ta fitojmë këtë betejë së bashku me ju dhe me partnerët ndërkombëtarë?, u shpreh ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Share This Video


Download

  
Report form