Report TV - Raporti italian për kanabisin, vetëm 1% krahasuar me 2016

Report TV 2018-05-08

Views 1

Parcelat me kanabis në Shqipëri duket se janë zhdukur vërtet. Sipas të dhënave të Guardia di Finanzas, në muajt e fundit avionët italiane kanë fotografuar vetëm 1 përqind të parcelave me kanabis qe u zbuluan një vit me pare.
Këto janë të dhënat e një raporti sekret të Guardia Di Finanzas italiane, e cila në bazë të një marrëveshjeje me qeverinë dhe policinë shqiptare ka vëzhguar nga ajri territorin shqiptar për disa muaj me radhe, me qellim për të evidentuar parcelat e reja me kanabis. REPORT TV ka zbuluar përmbajtjen e raportit që do të publikohet zyrtarisht nesër, kur pritet të mbërrijë në Tiranë në vizitë zyrtare ministri i Brendshëm italian Marco Minniti.

Gjate viteve të kaluara, avionët e Guardia di Finanzas, të pajisur me kamera speciale, zbuluan një numër të madh parcelash me kanabis nga veriu ne jug. Sipas të dhënave të Guardia di Finanzas sipërfaqet me bimë narkotike të evidentuara vitet më parë shkonin deri në qindra hektarë.

Në qershor të vitit 2012, Guardia di Finanza raportoi për 321 hektarë tokë të mbjella me kanabis, ndërsa në 2013-en u zbuluan 323 hektarë. Gjatë vitit 2014, kultivimi i kanabisit u pakësua, pasi avionët italianë raportuan vetëm për 16.2 hektarë, ndërsa në 2015-ën u shtuan sërish, pasi u evidentuan 44.7 hektarë me kanabis. Një vit më parë në 2016-en, kultivimi i kanabisit shpërtheu, pasi italianet zbuluan shumë parcela që në total zinin 213 hektarë tokë.

Share This Video


Download

  
Report form