Report TV - ‘Repolitix’ Artan Fuga: Media në krizë, po shkon drejt kolapsit

Report TV 2018-05-08

Views 3

Marrëdhënia e medias me politikën, lajmi ?bombastik? dhe kriza që ndodhet media në Shqipëri është tema e emisionit ?Repolitix? sonte në Report Tv. Akademiku Artan Fuga, gazetari dhe pronari i Report Tv Carlo Bollino, pedagogu i Komunikimit Ilir Yzeiri dhe gazetari Gjergj Erebara janë të ftuarit e gazetarit Denis Minga.
Bollino u shpreh se media në Shqipëri është në krizë, ndërsa një nga arsyet është fakti që ka humbur besimin, pasi nuk ka profesionistë. ?Bomba e parë referohet më shumë për situatën e medias, sesa për një lajmin. Situata e medias është në krizë, arsyet janë ekonomike, politike dhe profesionale.

Ka 2 mijë portale, gazeta dhe TV, secila kërkon gazetarë, por nuk janë kaq profesionistë në treg. Jemi të detyruar të marrim në punë gazetarë, që nuk plotësojnë kushtet minimale. Në Shqipëri nuk ka seleksionim, media ka humbur kredibilitetin, pasi ka mbrapa mungesë profesionaliteti? tha ai.

Për profesor Fugën, mediat po shkrojnë drejt kolapsit. ?Sistemi i medieve masive në Shqipëri është në atë pikë që po shkon drejt një kolapsi total. Në atë gjendje që është shtypi në letër, nesër do të jetë TV linear. Nëse nuk zhvendosen në një model të ri TV.

Shenjat e kolapsit janë që produkti dhe gazetaria ka një rënie. Kohën që i kanë kushtuar TV ia kalojnë telefonit, ka një braktisje të informacionit. Nëse vazhdon kështu, situata është dramatike. Modeli i financimit nga reklama do të shkojë në një situatë të rëndë. Për do të kthehet të një model që do të subvencionohet ose shikuesi do të verë dorën në xhep?.

Share This Video


Download

  
Report form