Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërtimet e papërfunduara në Tiranë do t?i nënshtrohen njësoj taksimit të pronës, si ndërtesat e tjera. Ky është propozimi që vjen nga Bashkia e Tiranës për të detyruar të gjithë ata ndërtues që i kanë lënë objektet të papërfunduara dhe jashtë afatit të lejes së ndërtimit. Një propozim i cili pritet të japë zgjidhje zvarritjes së ndërtimeve, ku shumë zhvillues nuk kanë arritur t?i përfundojnë në kohë punimet, duke shkaktuar jo vetëm probleme estetike, por edhe kosto sociale e ekonomike për qytetarët dhe qytetin.
I pranishëm në mbledhjen e Këshillit Konsultativ të Qeverisjes Qëndrore me Vetëqeverisjen Vendore, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se bashkia i ka propozuar qeverisë për t?i nënshtruar taksën e ndërtesës edhe zhvilluesve që nuk arrijnë t?i përfundojnë ndërtimet e tyre, sipas afatit të përcaktuar në lejen e ndërtimit, duke krijuar mjaft plagë sociale. ?Qytetet tona janë të mbushura me ndërtesa, edhe këtu në qendër të Tiranës, që kanë ngelur vetëm si zhguall, pa mbaruar kurrë. Deri dje ligji u kërkonte bashkive që të vinin një gjobë modeste për shtyrje të lejes së ndërtimit, ndërkohë që ato mund të vazhdojnë 20-30 vjet si zhguall bosh në mes të qyteteve. Qeveria ka marrë parasysh propozimin tonë për t?i vënë ekuivalenten e 30% të taksës së pronës këtyre ndërtesave në momentin që u ka përfunduar leja e ndërtimit. Pra, fillon paguhet taksa e pronës dhe të paktën e dimë që mund të vazhdojë edhe 100 vjet zhgualli bosh në mes të qytetit, por për sa kohë që bashkia po e takson si një pronë efektive, të paktën do të incentivohet dikush që ta mbarojë në kohë, ta shesë apo të zhvillohet prona deri në fund dhe të mos kemi këto anomali?, u shpreh Veliaj.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-zgjidhje-problemit-te-zvarritjes-se-ndertimeve-per-qytetaret/