Në një intervistë për Report TV doktoresha Brunilda Shiroka, ka thënë se më të rrezikuar nga virozat janë fëmijët dhe te moshuarit me sëmundjet kronike. Vaksina mund të aplikohet nga kushdo, prioritet kanë grupet e rriskuara.
Ndryshimet e temperaturës gjatë vjeshtës rrisin numrin e njerëzve që preken nga virozat e stinës. Mjekët këshillojnë aplikimin e vaksinës anti ? grip sidomos për kategoritë më të rriskuara që janë fëmijët, të moshurit dhe të sëmurët kronikë.
Periudha e vjeshtës shoqërohet me rritje të numrit të virozave për shkak të ndryshimeve të motit dhe temperaturës. Mjekja Bruna Shiroka, në Qendrën Shëndetësore nr 3 në Tiranë, tregon për Report Tv se nga vaksina antigrip duhet të përfitojnë kategoritë më të rrezikuara si fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, e sidomos ata me sëmundje që kanë probleme me aparatin e frymëmarrjes.