Nisi mëngjesin e kësaj të hëne shembja e 22 objekteve pa leje në Himare në kuadër të fazës së dytë të rikualifikimit urban të qendrës së qytetit.
Deri tani janë shembur 5 objektet e para, ndërsa në radhë janë edhe 3 të tjera. Për 12 ndërtime Gjykata ka vendosur pezullimin e vendimit të prishjes deri në shqyrtimin e plotë të çështjes. Banorët kanë kundërshtuar aksionin e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Në mbështetje të aksionit janë aktivizuar rreth 163 forca policore. Në ndihmë të policisë lokale kanë shkuar edhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Policia njoftoi se shoqëroi një person që tentoi të ndezë një autobot me gaz brenda një objekti të planifikuar për t?u shembur. Të tjerë banorë qëndrojnë në zonë ndërsa mbajnë me vete flamuj grekë dhe amerikanë. Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njëriut Vangjel Dule thotë se ky aksion është cëmin i identitetit të banorëve.
Më herët për prishjen e objekteve në Himarë reagoi pak kohë më parë edhe qeveria greke që e cilësoi shqetësues shkatërrimin e pronave të anëtarëve të minoritetit grek. Qeveria shqiptare sqaroi se prishja e ndërtimeve pa leje në rastet e rikualifikimeve urbane ka ndodhur në shumë qytete të vendit.
Tv Klan