Ka nisur me tensione midis banoreve dhe policise në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte prishja e banesave në Himarë, për t'i hapur rrugë projektit të bashkisë për rikualifikimin urban të shëtitores.
Deri tani mësohet se janë shembur tetë objekte kryesisht dyqane dhe mure rrethuese të shtëpive. Forca të shumta policie po ndjekin operacionin e IKMT-së, një disa banorë kanë protestuar kundër shembjes duke u përplasur edhe me forcat e policisë. Janë rreth 80 banesa të vjetra të cilat pritet të shemben nga realizimi i këtij projekti. IKMT paralajmëroi banorët e Himarës dy javë më parë se kanë 5 ditë kohë për të liruar banesat, pasi më pas do niste operacioni për shembjen e tyre.
Vetë banorët e Himarës kanë kundërshtuar projektin duke e cilësuar atë si gjenocid, pasi sipas tyre nuk parashikohet dëmshpërblimi sipas ligjit, ndërsa një problem tjetër i ngritur ka qenë edhe mungesa e certifikatave të pronësisë për disa nga banesat e vjetra. Banorët refuzuan pak ditë më parë negociatat me ministrin Gjiknuri.