Report TV - AKU mbylli thertoren e vetme në Mallakastër, kasapët në protestë

Report TV 2018-05-08

Views 2

AKU ka mbyllur thertoren e vetme që funksiononte në Mallakastër para më shumë se 10 ditëve, çka ka sjellë mos furnizimin e qytetit, kopshteve e çerdheve me produktet e mishit.
Mbyllja e thertores erdhi si pasojë e kushteve jo të mira higjeno- sanitare, por mbyllja e saj ka prekur edhe rreth 20 persona të cilët janë kasap në profesion dhe sigurojë të ardhurat e familjes së tyre nga ushtrimi i profesionit të tyre.

Ditën e sotme, para prefekturës së Fierit ata kanë zhvilluar një protestë si dhe kanë kërkuar që të takohen me prefektin e Fierit, Vasil Bregu, ku ky i fundi u ka premtuar se do të ndërhyjë në institucionet përkatëse vetëm nëse janë plotësuar kushtet e vendosura nga AKU- ja.

Nga ana tjetër kasapët janë shprehur se situata është problematike pasi në situatën e krijuara njerëzit po therin për nevojat e tyre në kushte jo të mira por fshehurazi në ferra.

Share This Video


Download

  
Report form