Ora News - Jep dorëheqjen kreu i SHISH, Rama propozon Helidon Bendon

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas 5 viteve në detyrë kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika ka dhënë dorëheqjen.
Burimet kanë bërë të ditur se mandate i Likës ka përfunduar në muajin gusht, por ai ka qendruar. Ndaj dhe lënia e detyrës duket se ka ardhur për këtë shkak.
Lika ka nisur detyrën në gusht 2012, i propozuar nga qeveria Berisha.
Menjëherë pas këtij vendimi të shefit të SHISH në selinë e Presidencës ka mbërritur kryeministri Edi Rama, i cili ka njohur kreun e shtetit me kërkesën e Likës për dorëheqje.
Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se për rreth 30 minuta është diskutuar mbi dorëheqjen e Likës.
Mësohet po ashtu se kryeministri Edi Rama ka propozuar në këtë detyrë zv/drejtorin e SHISH, Helidon Bendo.
Ky i fundit është emëruar në detyrë në vitin 2016.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/jep-doreheqjen-kreu-i-shish-visho-ajazi-lika/

Share This Video


Download

  
Report form