Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një banesë u sulmua me dy granata ofensive mëngjesin e kësaj të dielë në fshatin Drenovicë të Urës Vajgurore. Njëra shpërtheu, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa e dyta u çaktivizua nga Policia. Anëtarët e familjes së Krenar Hoxhës thanë se kaluan momente paniku, ndërsa deklaruan se nuk kanë konflikte me askënd.
Një familje me 6 anëtarë në Drenovicë të Urës Vajgurore u sulmua me granata.
Persona ende të paidentifikuar hodhën në orët e para të mëngjesit të ditës se dielë dy granata ofensive në oborrin e banesës së Kujtim Hoxhës.
Njëra nga granatat shpërtheu menjëherë duke shkaktuar dëme materiale në muret e ndërtesës, ndërsa e dyta u çaktivizua nga forcat e policisë që mbërritën në vendngjarje.
Fatmirësisht shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar.
E zonja e shtëpisë, Antoneta Hoxha, thotë se familja kaloi momente paniku, ndërsa duke theksuar se nuk kanë konflikte me askënd kërkojnë zbardhjen e ngjarjes.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sulmi-me-granata-familja-hoxha-momente-paniku-skemi-konflikte/