http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Socialistët kanë gati disa opsione për të mundësuar votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut në zgjedhjet e ardhshme politike. Bashkëkryetari socialist i Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, thekson në një intevistë për Vizion Plus, se është jetike vota e emigrantëve dhe se gjithçka do diskutohet në tryezën e Komisionit.
Çuçi thotë se jashtë procesit nuk do të mbeten as ata emigrantë të cilët jetojnë në mënyrë ilegale në vende të ndryshme të botës.
Çuçi nuk anashkalon faktin se pjesë e diskutimeve në Komision do të jetë edhe diskutimi mbi fatin e sistemit zgjedhor.
Komisioni i posaçëm parlamentar, i miratuar në Kuvend me votë unanime, do të shqyrtojë të gjitha propozimet e palëve, si dhe çdo rekomandim që ODIHR ka paraqitur që nga zgjedhjet e viti 2013.