Aksident në aksin Gjirokastër- Kakavijë, lëndohen 3 persona i përfshirë djali i Gate Mahmutajt

Report TV 2018-05-08

Views 0

GJIROKASTER - Një përplasje mes dy automjetesh ka lënë të plagosur tre persona në aksin Gjirokastër- Kakavijë. Aksidenti ka ndodhur në rrugës hyrëse të fshatit Lazarat.
Drejtuesi i një prej automjeteve të aksidentuara ka qenë Vandam Mahmutaj, djali i Gate Mahmutajt i dënuar për kundërshtim me armë të operacionit të policisë në Lazarat në vitin 2014.
Në aksident është përfshirë një makinë tip ?Citroen? me targa ?AA 463 CE? dhe një automjet tjetër me targa ?AA 0010 OY? të cilat po udhëtonin në drejtime të ndryshme. Si pasojë e këtij aksidenti, janë plagosur rëndë çifti i bashkëshortëve Apostol Strato 75 vjeç dhe Maria Strato 70 vjeç, të cilët janë transportuar drejt spitalit.
Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.( b.h/Shqiptarja.com )

Share This Video


Download

  
Report form