Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Akademia e shkencave po shkon drejt mbylljes. Këtë e paralajmëroi më herët kryeministri Rama para zhvillimit të zgjedhjeve në akademi dhe e finalizoi në mbledhjen e qeverisë mbajtur ditën e premten duke i hequr fondin insitucionit.
Në fakt në projekbuxhetin e 2018, qeveria parashikoi një fond prej 110.5 milionë lekë, por hoqi dorë nga ky buxhet duke ia transferuar Ministrisë së Arsimit. Janë universitetet, sipas ligjit të arsimit të lartë, që mund të kryejnë kërkime shkencore, kompetenca dhe financa që i përkisnin Akademisë së Shkencave.
I kontaktuar nga Ora News në lidhje me ndërprerjen e fondeve z.Beqiraj tha se një vend i tillë është marrë vetëm një herë në historinë e njerëzimit në Turkmenistan. Sipas tij, heqja e fondeve do të thotë mbyllje e insitucionit.
Por Beqiraj, i zgjedhur në shtator me 28 vota pro, ende nuk është dekretuar nga presidenti Ilir Meta. Burimet në presidencë i thanë Ora News se presidenti nuk është shprehur ende nëse do të dekretoj ose jo Beqirajn, por shumë shpejt do të ketë një komunikim për qëndrimin e kreut të shtetit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qeveria-i-heq-fondin-akademia-e-shkencave-drejt-mbylljes/