Report TV - Festa e ullirit në Roskovec mbledh qindra banor të zonës

Report TV 2018-05-08

Views 4

Festa e ullirit ka mbledhur qindra banor të fshatit Kurjanë në Bashkinë e Roskovecit. Sipas banorëve të zonës kjo festë është edhe simbol i paqes dhe begatisë. Sipërfaqja e mbjell me ulli zë rreth 30 % të territorit të Roskovecit, ku shumica prej tyre janë shekullor.

Festa është zhvilluar në territorin e një kishe të vjetër të Shën Kollit, rreth 700 vjeçare. Kryetarja e bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, është shprehur se Festa e Ullirit do të shërbejë jo vetëm si festë por edhe si një mundësi për ti dhënë jehonë ullirit të kësaj zone dhe vajit të ullirit duke ftuar sa më shumë vizitorë dhe blerës.
?Këtu në Kurjanë, pranë kishës së Shën Kollit ne zhvillojmë festën e ullirit për të dytin vit radhazi. Sot kemi plot fytyra të reja njerëz të rinj që i janë bashkuar festës dhe ne këtë duam që kjo festë të përçohet përtej Roskovecit.?, tha Majlinda Bufi

Në Roskovec numërohen rreth 500 mije rrënjë ullinj, të cilët janë në prodhimtari. Ndërkohë Kryetarja e bashkisë është shprehur se do të nisë edhe rikonstruksioni i kishës së vjetër të Shën Kollit, në të cilën ka mjaft ikona dhe piktura të cilat duhen restauruar, por një pjesë e tyre tashmë janë shkatërruar.

?Në qoftë se Ministria e Kulturës apo Qeveria nuk do të mund të miratojë financimin e restaurimit të këtij institucioni ne do ta miratojmë atë me të ardhurat e Bashkisë dhe vitin tjetër kjo kishë do të jetë e restauruar.?, tha Bufi.

Në festë ishin të pranishëm edhe dy priftërinj, përfaqësues te Mitropolisë së Apollonisë dhe Fierit , të cilët folën për historinë e kishës së Shën Kollit e cila i përket periudhës bizantine

?Në këtë ditë që është festa e ullirit dua të uroj të gjithë banorët e zonës gëzuar nga mot këtë ditë, Zoti i bekoftë dhe sa më shumë ullinj vitet e tjera!?, tha At Dhimiter Loshi

Share This Video


Download

  
Report form