Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas alarmit të dhënë në media për krimin mjedisor në grykëderdhjen e lumit Erzen ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi vendosi të inspektonte nga afër aksionin e pastrimit nga mbetjet spitalore.
Ministri Blendi Klosi u shpreh se është e pafalshme që në një zonë me potenciale të mëdha të zhvillimit turistik të evindentohen kaq shumë mbetje spitalore.
Blendi Klosi: Është e pafalshme që në zonën më turistike të vendit të evidentohet një numër kaq i madh mbetjesh spitalore që padyshim kanë një autor dhe ne i kërkojmë organeve të drejtësisë, dhe ne natyrisht do të bashkëpunojmë me organet e rendit të vëmë para përgjegjësisë autorin konkret të këtij krimi mjedisor.
Ministria ka nisur aksion që ka përqëllim të evidentojë të gjithë shkelësit e lejeve mjedisore.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/autoret-e-ndotjes-ne-grykederdhjen-e-erzenit-para-ligjit/