Drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit Josif Shtëmbari deklaroi se janë arrestuar dy persona në Prrenjas. Të arrestuarit janë Oltion Leka, 28 vjeç banues në fshatin Stravaj me detyrë Inspektor Pyjor Bashkia Prrenjas dhe Leonard Loshi 40 vjeç banues në Qukës, me detyrë Përgjegjës i Shërbimit Pyjor Bashkia Prrenjas.
Ata janë arrestuar, pasi dyshohen se kanë favorizuar prerjen e pyjeveduke shkaktuar një dëm ekonomik dhe mjedisor. Sipas policisë, Oltion Leka dyshohet të mos ketë ushtruar kontroll në ngastrat e marra nga subjekti dhe nuk ka marrë masa për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve në zonën që mbulon.