Report TV - Lezhë, marshim për luftën kundër kancerit të gjirit, apeli i Vlahutin

Report TV 2018-05-08

Views 0

Ambasadorët i janë bashkuar nismës së grave në qytetin e Lezhës, ku kanë marshuar për të sensibilizuar në luftën kundër kancerit të gjirit.
Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin, zv.Ambasadori Amerikan David Muniz, Ministrja e Arsimit Lindita Nikola, si dhe shumë të pranishëm të tjerë kanë marshuar për tju bërë apel grave që të kryejnë vizita kundër kancerit të gjirit.

?Ju lutem tregoni kujdes me shëndetin tuaj, bëjini analizat sa më shpesh, bëjeni mamografinë çdo vit! Ju lutem kjo është shumë e rëndësishme sepse parandalimi i hershëm do të thotë të jetosh?, tha Vlahutin.

?Ju lutem mësuese të Lezhës e të gjithë Shqipërisë bëjeni ju të parat mamografinë! Vijoni më pas në çdo klasë ku ju ndani dijen dhe edukimin me nxënësit tuaj të flisni. Jo vetëm me nxënësit tuaj, por edhe me mamatë tuaja në mënyrë që këtë ta bëjmë një betejë të fituar fort, betejën e parandalimit të kancerit të gjirit?, tha Nikolla.

?Së bashku duam të dërgojmë mesazhin se shëndeti juaj varte nga ju, një veprim i thjeshtë mund t?iu shpëtoj jetën?, tha Muniz.

Në këtë aktivitet ishin të pranishme dhe dy gra të prekura nga kanceri i gjirit të cilët thanë se duhet kurajo dhe forcë për përballimin e kësaj sëmundje.

Share This Video


Download

  
Report form