Report TV - Vlorë, dhjetëra punëtor çdo ditë në sheshin ‘Omonia’ në kërkim të punës

Report TV 2018-05-08

Views 1

Qendra e qytetit bregdetar të Vlorë është kthyer në simbolin e papunësisë. Sheshi Omonia në këtë qytet çdo ditë mbledh me dhjetëra punëtor të cilët kërkojnë punë për të ushqyer familjet e tyre, por gjatë muajve të dimrit mundësit për të gjetur punë janë shumë të pakta.

Premtimet nga shteti kanë qenë shumë të mëdha, por deri tani kanë mbetur vetëm të tillë dhe realiteti është po i njëjti për këtë shtresë njerëzish.
Sheshi OMONIA në Vlorë është kthyer në simbolin e të papunëve. Çdo ditë në këtë shesh mblidhen dhjetëra njerëz të cilët kërkojnë punë. Për këtë shtresë shpresat për të pasur një punë të rregullt janë shuar prej kohës, ata mezi presin të ndaloj një makinë dhe të gjithë turren për të bërë pazare me krahët e tyre vetë e vetëm të dërgojnë ca qindarka në shtëpi.

?S?ka punë fare, pa punë po rrimë. Kur gjemë punojmë kur nuk gjemë rrimë. Po bëjmë dy muaj pa punë. Puno një ditë rri 10 ditë.?, thonë punëtorët e krahut.

Share This Video


Download

  
Report form