Ora News – PD-LSI bashkë në Tropojë, përurojnë shtatoren e Azem Hajdarit

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Azem Hajdari është rikthyer në Tropojë, duke u përjetësuar në bronx në qendër të këtij qyteti më shtatoren e tij. Përurimi i shtatores se heroit të demokracisë mblodhi në Bajram Curr, politikanë dhe deputetë të opozitës, përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri dhe qindra qytetarë. Basha tha se veprat e kanë përjetësuar Azem Hajdarin, ndërsa lideri historik i demokratëve Sali Berisha, tha se duhet të luftohet për ta kthyer në realitet ëndrrën e tij për një Shqipëri evropiane. Përurimit të shtatores së Hajdarit, iu bashkua edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Në qendër të qytetit të Tropojës do të qëndrojë shtatorja e tribunit të demokracisë Azem Hajdari.
Në ceremoninë e përurimit të shtatores, ishin të pranishëm kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ish-lideri historik Sali Berisha, aleatja në opozitë, kryetarja Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi dhe të afërm të familjes Hajdari.
Në fjalën e tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha se duke i prirë betejës së madhe dhe heroike për lirinë e të gjithëve Azemi Hajdari ka fituar përjetësinë.
Basha: Demokratët janë dhe do të jenë përherë mirënjohës dhe krenarë me prijësin e tyre të orëve të para, me tribunin e tyre të pavdekshëm. Si heroi i demokracisë Azemi i përket gjithë Shqipërisë, i përket gjithë kombit.Sa më shumë shkon koha, Azem Hajdari fiton përmasat e një figure politike të papërsëritshme, që afron, që bashkon, që frymëzon me shembullin dhe veprën e tij.Shqiptarët i detyrohen shumë me mirënjohje dhe nderim për gjithçka bëri e dha për lirinë e të gjithëve ne.Duke i prirë betejës së madhe fisnike dhe heroike për lirinë e të gjithëve Azemi fitoi përjetësinë. Ky është fati i luftëtarëve të lirisë. Kjo përmendore që ngrihet sot në nderim të tij është vetëm njëra prej përmendoreve në mbarë vendin, në mbarë kombin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-lsi-bashke-ne-tropoje-perurojne-bustin-e-azem-hajdarit/

Share This Video


Download

  
Report form