Ora News – Veliaj: Fund shitjes në rrugë, tregje publike moderne në çdo njësi

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Brenda vitit të ardhshëm Tirana do të ketë një rrjet modern tregjesh publik të fruta-perimeve, për t?i dhënë fund fenomenit të shitjes produkteve ushqimore në rrugë. Për këtë qëllim, Bashkia e Tiranës ka nisur projektin e ndërtimit të tregjeve të reja në të gjitha njësitë e Tiranës. Pak ditë pasi nisi rindërtimin e tregut te lulishte ?1 Maji? në Njësinë 5, bashkia po rindërton edhe tregun në Rr. ?Mine Peza? në Njësinë 9, i cili do të ofrojë standarde dhe siguri më të madhe ushqimore për konsumatorët.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi faktin se brenda pak ditësh nisi puna për rindërtimin e një tjetër tregu modern, që do ofrojë më shumë mundësi shitje për tregtarët, por edhe siguri për qytetarët. ?Më vjen shumë mirë që nismën tonë për tregje të reja dhe shërbimit me higjienë të fruta perimeve dhe gjithë produkteve ushqimore në Tiranë po e çojmë në një nivel tjetër. Nuk mjafton vetëm të kemi Pazarin e Ri, duhet të kemi gjithë rrjetin e tregjeve ku shitet nëpër lagjet tona?, u shpreh Veliaj.
Ai theksoi se Bashkia e Tiranës synon që deri në fund të vitit tjetër, përmes krijimit të këtij rrjeti tregjesh, t?i japë mundësi çdo tregtari që të ketë një vend të garantuar për shitjen e produkteve në hapësira të posaçme. ?Ky është tregu ynë i tretë. Në shumë pak kohë mbaruam tregun në Njësinë 2, pas Pazarit të Ri, filluam tregun në njësinë 5, do të vijojmë me tregun në Njësinë 8. Deri në fund të vitit tjetër, do kemi përfunduar të 24 njësitë me tregje moderne, për t?u ndarë njëherë e mirë nga eksperienca 100 vjeçare e shitjes në rrugët e Tiranës. Kjo është një betejë që ende s?e kemi fituar, por jam i vendosur që ta fitojmë?, tha Veliaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-fund-shitjes-ne-rruge-tregje-publike-moderne-ne-cdo-njesi/

Share This Video


Download

  
Report form