Ora News – Drejtësia, bujqësia dhe Ministria e Brendshme shtesë fondesh

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ulja e numrit të Ministrive në qeverinë ?Rama 2? ka sjellë një ndryshim të ndjeshëm edhe në mënyrën e shpërndarjes së fondeve të buxhetit për vitin e ardhshëm. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka marrë fondin më të madh nga të gjitha Ministritë 60.8 mld më pas vjen Ministria e Shëndetësisë dhe Infrastruktura me Energjinë. Rritje të fondeve ka pasur për drejtësinë me 2 mld, bujqësinë 83 milion dhe Ministrinë e Brendshme me 1 miliard lekë.
Ndryshimet në strukturën e qeverisë ?Rama 2? kanë sjellë një përqëndrim të ndryshëm të fondeve në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm.
Pavarësisht bashkimit të strukturave Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të ketë fondin më të madh nga të gjitha Ministritë, i cili kap shifrën e 60.8 miliardë lekë.
Ministria e Financave është bashkuar me Ministrinë e Ekonomisë si dhe ka marrë disa Drejtori me rëndësi siç janë ISSH apo arsimi profesional, por pavarësisht këtij bashkimi përsëri fondi është disa herë më i madh në krahasim me 2017 kur të dyja Ministritë kishin një fond prej 10 mld lekësh.
Ministria e dytë me buxhetin më të madh për 2018 është Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale e cila ka një fond mbi 60 miliard lekë.
Gjatë vitit të ardhshëm, qeveria i ka kushtuar vëmendje edhe fondit për investimet e reja.
Në këtë mënyrë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka marrë një fond prej 47.8 miliardë lekësh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/drejtesia-dhe-bujqesia-dhe-ministria-e-brendshme-shtese-fondesh/

Share This Video


Download

  
Report form