Report TV - Kurora e djegur e Laçit, deri më tani asnjë pishë e mbjellë

Report TV 2018-05-04

Views 2

Zjarri i rënë gjatë verës në kurorën e gjelbër të qytetit të Laçit pranë Kishës së Shna Ndout ka lënë pasoja të shumta në këtë zonë. Nga djegia, një sipërfaqe e konsiderueshme e malit është shpyllëzuar, ndërkohë që edhe pse kanë kaluar disa muaj nga zjarri, institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për zëvendësimin e pishave të djegura.

Banoret e Laçit kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për pyllëzimin e zonës së djegur
?Duhet të vërë dorë shteti. Nuk ka më krim. Me djegien e pishave më vjen shumë keq sepse këtë e kanë bërë kriminelët dhe shteti duhet ët reagojë?, thonë banorët.

Të shumtë janë edhe pelegrinët të cilët shprehen se kjo masakër natyrore është e pafalshme, ata shprehen të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre për pyllëzimin e zonës së dëmtuar

?Zjarri nuk bie vetë por e shkaktojnë njerëzit, për këtë veç qeverisë janë edhe njerëzit që duhet të kujdesen për mjedisin. Aty ku ka rënë zjarr me sa kemi mundësi ta rekuperojmë. Mos të flemë gjumë por të mbjellim pisha. Edhe unë që jam 75 vjeç e vë një pishë këtu, kaq keq më ka ardhur.?, thonë pelegrinët

Si pasojë e zjarrit të rënë u shkrumbuan dhjetëra hektar me pisha, madje u rrezikua edhe kisha e shenjtë e Shna Ndout. Ndonëse zjarrvënia u cilësua si e qëllimshme, deri tani asnjë person nuk është ndaluar apo proceduar për këtë masakër mjedisore.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS