Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Një vendim gjyqësor i pa ekzekutuar është një tjetër padrejtësi?. Presidenti Ilir Meta nënvizoi rëndësinë e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, si tregues i funksionimit të drejtësisë.
Meta: Zbatimi i vendimeve gjyqësore mbetet një përgjegjësi publike shumë e rëndësishme dhe si e tillë çdo procedurë që përmbaruesi realizon në zbatimin e një vendimi gjyqësor duhet të jetë transparente dhe e monitoruar. Transparenca dhe llogaridhënia janë dy kritere që duhet të zbatohen patjetër dhe në reformimin e shërbimit përmbarimor shqiptar. Ajo që qytetarët presin është që drejtësia jo vetëm të jepet nga gjykata por edhe të ekzekutohet në terësinë e saj. Një vendim gjyqësor i pa ekzekutuar është një tjetër padrejtësi. Ekzekutimi në kohë dhe me cilësinë e duhur është tregues kyç se drejtësia funksionon dhe njëkohësisht ndikon për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Meta tha se reformimi i shërbimit përmbarimor duhet të bëhet në kuadër të reformës në drejtësi. Presidenti deklaroi se ky shërbim shfaq problematika në funksionimin e tij, ndërsa shtoi se problem mbetet edhe kultura e ulët e institucioneve shtetërore për zbatimin e vendimeve gjyqësore.
Meta: Ekzekutimi i një vendimi gjyqësor është një proces po aq i rëndësishëm sa dhe vetë momenti i dhënies së vendimit, është momenti kur një e drejtë e fituar materializohet. Kur përmendim reformën në sistemin e drejtësisë patjetër që brenda kësaj reforme përfshihet dhe shërbimi përmbarimor që kurrsesi nuk mund të neglizhohet. Shërbimi përmbarimor është përmirësuar ndër vite por ende shfaqen problematika në funksionimin e tij. Ka shumë çështje të natyrës legjislative dhe ekzekutive që duhen përmirësuar në koherencë me ndryshimet e reja në legjislacion të miratuara në kuadër të reformës në drejtësi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-zbatimi-i-vendimeve-gjyqesore-e-ben-te-prekshme-drejtesine/