Urdhëri i Prokurorisë - Nis kontrolli në banesën e ish-ministrit Tahiri

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas marrjes së autorizimit nga Kuvendit, 4 oficerë gjyqësorë kanë nisur kontrollin në banesën e ish-ministrit Saimir Tahiri.
Kontrolli në banesën e Tahirit ka nisur sot, rreth orës 14:00 dhe është në kuadër të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, lidhur me dosjen Habilaj, ku lakohet edhe emri i ish-ministrit Tahiri.
Në momentin e parë kur kanë mbërritur oficerët për kontroll, Tahiri nuk ishte i pranishëm dhe pasi ka marrë njoftimin ai është rikthyer për të ndjekur nga afër procesin kontrollit të banesës së tij.
Më 19 tetor Prokuroria për Krime të Rënda i kërkoi Kuvendit autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit, Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të ?Trafikut të narkotikëve?, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe ?Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë?.
Ditën e djeshme Kuvendi miratoi raportin e shumicës, ku kërkohet hetim në gjendje të lirë për deputetin Saimir Tahiri dhe kontroll të banesës së tij. Ndërsa u rrëzua raporti i opozitës ku kërkohej arrestimi i deputetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/urdheri-i-prokurorise-nis-kontrolli-i-baneses-se-tahirit/

Share This Video


Download

  
Report form