Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaron se përmes aktit normativ, të miratuar pak javë më parë, qeveria dha mbështetjen e saj për Forcat e Armatosura. Xhaçka konfirmoi se janë 400 mln lekë shtesë për buxhetin e mbrojtjes me qëllim blerjen e sistemit radar ajror, ndërsa do të ketë grupe pune me ministrin Xhafaj për vëzhgimin e hapësirës detare.
Ministrja paralajmëroi se do të nxjerrim konkluzionet e nevojshme dhe përgjegjësitë e rastit pas vëzhgimit të hapësirës detare. ?Ministria e Mbrojtjes ka nisur një kontroll të imtësishëm nëpër të gjitha ish-pronat të cilat ka nën administrim.
Çdo repart e komandë është ngarkuar që me të gjitha burimet njerëzore në dispozicion, të evidentojë saktësisht statusin aktual pikërisht të atyre pronave që aktualisht nuk janë vend-dislokime ushtarake. Ky kontroll po ndërmerret edhe një herë në zbatim të Vendimit 248 të Këshillit të Ministrave datë 29 Mars 2017, për parandalimin e mundësive për ushtrim aktivitetesh të paligjshme nëpër këto prona.