Ora News - PDIU bashkon votat me PS në Kuvend, i thonë JO arrestimit të Tahirit

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shumica parlamentare ka rrëzuar me 75 vota kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e deputetit Saimir Tahirit.
Pas paraqitjes së dy raporteve nga mazhoranca dhe opozita (PD-LSI), ato janë hedhur në votim.
Me 75 vota shumica në pushtet i tha JO kërkesës së autorizimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për arrestimin. Me miratimin e raportit të maxhorancë prokuroria mund të ushtrojë kontroll banese si dhe të vijojë hetimet.
Opozita në sallë, PD-LSI ngriti 60 kartona jeshil në favor të kërkesës së prokurorisë.
Ndërsa në momentin e votimit munguan vetë deputeti Saimir Tahiri, deputeti Tom Doshi, Vangjel Tavo dhe Agron Çela nga LSI si dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Por ajo që ra në sy ishte fakti se tre deputetë të PDIU bashkuan votat me socialistët duke votuar kundër kërkesës së prokurorisë.
Nga 75 vota kundër autorizimit, 72 mandate ishin të PS dhe tre të PDIU.
Nga PD dhe LSI nuk kishte asnjë rjedhje vote përveç faktit se dy deputetë të LSI nuk ishin në sallë.
Votimi i dy raporteve
Ish ministri i Brendshëm dyshohet nga prokuroria se ka lidhje me organizatën italo shqiptare që u godit në Catania të Italisë.
Me 75 vota pro dhe 60 kundër Kuvendi miratoi raportin e 5 deputetëve të maxhorancës, anëtarë të komisionit të mandateve të cilët kërkuan hetim por jo arrestim të Saimir Tahirit.
Ndërkohë me 75 vota është rrëzuar raporti i opozitës i cili kërkonte që të pranohej kërkesa e prokurorisë për arrestimin e deputetit Tahiri. 60 deputetë votuan pro këtij raporti.
Saimir Tahiri nuk ishte në Kuvend në momentin e votimit ndërsa në fillim të seancës deklaroi se çfarëdo vendimi që do të merrte kuvendi nuk ndalte dot rrugën e tij për të gjetur drejtësi.
Të pranishëm në Kuvend ishin 134 deputetë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kuvendi-vendos-sot-per-ish-ministrin-tahiri/

Share This Video


Download

  
Report form