Report TV - Akuza,Tahiri:Kam dokumentin nga Italia,s'jam në hetim

Report TV 2018-05-04

Views 0

Një ditë para se Kuvendi të vendosë për kërkesën e prokurorisë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një konferencë për mediat ka publikuar një dokument nga prokuroria e Katanias në Itali, ku rezulton se nuk ka asnjë procedim penal në ngarkim të tij. Ish-ministri deklaroi se në hetimet 4 ?vjeçare të italianëve nuk rezulton asnjë procedim ndaj tij për akuzat e ngritura nga prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri.
Tahiri foli edhe për përgjimet e italianëve edhe emrin ?Saimir? që përmendet, duke e mohuar që bëhet fjalë për atë, pasi sipas tij aty flitet për një ?Saimir? që ishte shofer kamioni. ?Nuk është e re që gjyqi juridik nga njëra anë me kërkesën e prokurorisë për arrestimin tim dhe gjyqi publik ku politikanë hedhin baltë mbi mua, duke më bërë herë fajtor dhe herë viktimë. Nuk më intereson dhe nuk kam dëshirë të përfshihen në debat.

Nëse politikës i ka ardhur rasti që llumin e politikës së 25 viteve ta hedhë mbi mua, që nuk kanë kursyer as vrasjet për të mbuluar vjedhjet. Unë u them rrini, unë do e përballoj edhe këtë.

Për të fryrë mbi mua me politikë të mbrapshtë, të pisët unë u them rrini rehat se unë do e përballoj. Unë do të jem aty për të kërkuar të drejtën time dhe jo me fjalë dhe as me llafe apo thashetheme, por me prova. Për mua ka rëndësi sot, vetëm e vërteta dhe e drejta ime.

Share This Video


Download

  
Report form