I ftuar në studio të Report TV, Pjerin Ndreu ka komentuar situatën aktuale të gjendjes së prokurorisë dhe të klasës politike në lidhje me qëndrimet mbi akuzat e bëra ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe qëndrimet e mbajtura nga spektri politik në vend.
Në lidhje me pretendimet e opozitës se Kryeministri Rama po pengon hetimet e prokurorisë në lidhje me Tahirin, Ndreu tha se: ?Nuk ka patur asnjë rast që kryeministri ka penguar hetimin ndaj Saimir Tahirit dhe e theksoi se asnjë përpkjekje nuk është bërë për të ushtruar presion ndaj prokurorëve në fjalë"-thotë Ndreu.
Ai tha se Kryeministri Edi Rama është shprehur natyrshëm mbi bazë e të dhënave që janë në dispozicion dhe nuk ka patur asnjë tenndencë lidhur me këtë çështje.
Deputetei i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu i pyetur nëse do të përkeqësohet situata politike nga qëndrimi i opozitës, ai është shprehur se kjo që po ndodh me kampin opozitar është thjeshtë një shashkë e radhës, por garantoj se secili prej nesh nuk mund t?i shpëtojë Reformës në Drejtësi.
Pjesë nga intervista me Pjerin Ndreun në studion e Report TV:
Opozita ju akuzon se keni ushtruar presion ndaj prokurorëve për të penguar hetimet dhe madje keni bërë dhe shantazhe ndaj prokurorisë, si e komentoni z. Ndreu?
Kjo ishte një farsë, ne nuk kemi penguar hetimet dhe nuk kemi bërë asnjë shantazh të asnjë lloj forme ndaj prokurorisë. Qartësisht jemi pozicionu në anën e prokurorisë, duke mos mbajtur asnjë suport ndaj Saimir Tahirit.
Kërkimi i arrestimit duhet të mbështetet në dyshim të arsyeshëm të bazuar mbi prova. Ne jemi pozicionu pro prokurorisë, ajo nuk ka patur kohë të merret me këtë rast dhe nuk ka kryer asnjë verifikim apo ndonjë hetim, pa u konsultuar me palën italiane. Ishte detyra e prokurorisë për ta bërë këtë, por sic duket ajo nuk kishte mjaftueshëm prova për këtë rast.
Ne jemi në harmoni të plotë me kryeministrin, çfardo veprimi hetimor në bazë të provave ne nuk jemi pengesë, ndërsa një hetim i pa bazuar mbi prova, vetëm PD e bënë këtë.Është opozita që luan rolin e gjyqtarit.