Policia e Tiranës zbuloi një tunel që lidhte zonën e Valiasit me atë të Fushë Prezës e që shfrytëzohej nga trafikantët e hashashit. Ata kishin punësuar edhe banorë të zonës të cilët kujdeseshin për parcelat e mbjella afër Rinasit. Gjate aksionit u sekuestruan dhjetëra bime, ndërsa 7 persona u arrestuan. Organizatori i grupit ishte një ish-punonjës policie.