Goditje krimit - FNSH kontrolle në 6 qarqe, disa të arrestuar, kapen armë e drogë

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion masiv të shtrirë në 5 qarqe të vendit për goditjen e grupeve me aktivitet kriminal.
Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj, në një konferencë për mediat tha se 10 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, janë duke operuar në qytetet e Vlorës, Durrësit, Dibrës, Lezhës, Fierit dhe Elbasanit.
Kontrollet janë ushtruar në akse rrugore, lokale apo ambjente të ndryshme në bazë të informacioneve që disponojnë strukturat vendore të policisë, për mundësinë e zhvillimit të aktivitetit kriminal.
Deri tani policia ka arrestuar 5 persona për armëmbajtje pa leje, drogë dhe të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fnsh-kontrolle-ne-6-qarqe-disa-te-arrestuar-kapen-arme-e-municione/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS