Ora News - Treni i mallrave përplas furgonin dhe largohet pa ndaluar

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjën e së premtes (20 tetor 2017) në fshatin Vrakë të rrethit Malësi e Madhe, ku treni i mallrave përplasi një furgon tip Benz me targë AA665 PR, që po kalonte nga rruga dytësore e fshatit për në superstradë.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm deme materiale, ndërsa mësohet se drejtuesi i trenit nuk ka ndaluar pas goditjes së automjetit.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qënë pamja e kufizuar si pasojë e errësirës dhe pakujdesia e treguar në momentin që treni po kalonte në këtë zonë.
Megjithëse u njoftuan nga drejtuesi i mjetit dhe banorët e zonës, forcat policore nuk mbërritën në vendngjarje për më shumë se 1 orë, për të nisur më pas akt-ekspertizën, që zbardh shkaqet e kësaj përplasje.
Aksidenti mund të kishte rezultuar më i rëndë e me pasoja fatale, nëse drejtuesi i mjetit nuk do të kishte manovruar me shpejtësi, për të shmangur përplasjen ballore me trenin.
Pritet që grupi hetimor të dalë me konkluzionet përfundimtare mbi këtë aksident, që për fat të keq është i radhës në këtë zonë.
Asnjë masë deri më sot nuk është marrë për mbikalimet e shumta që nderpresin linjën hekurudhore, ndërsa prej vitesh përveç sinjalistikës së mbetur vende ? vende pa u dëmtuar, nuk ka më asnjë tra pengues apo roje sigurie në zonat e banuara.
Linja ndërkombëtare hekurudhore Shkoder ? Bajzë ? Mal i zi shërben vetem për mallra, jo për pasagjerë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/treni-i-mallrave-perplas-furgonin-dhe-largohet-pa-ndaluar/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS