Report TV - Alibeaj: Ruçi s’pranon mediat kërkon të fshehë të vërtetën

Report TV 2018-05-04

Views 0

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj akuzon kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi se ka urdhëruar zhvillimin e seancës në Këshillin e Mandateve për Imunitetin e Tahirit, pa praninë e mediave.

Sipas tij, ky vendim i Ruçit është pjesë e paktit Rama-Tahiri për të fshehur të vërtetën. Alibeaj tha se Ruçi e hodhi në votim kërkesën dhe mori vetëm pesë vota.

"Gramoz Ruçi nuk pranon mediat në seancë. Ai e hodhi në votim por kërkesa e tij mori vetëm 5 vota. Edi Rama, në pakt mafioz me Tahirin, duan të lënë në errësirë shqiptarët. Mbledhja pa praninë e mediave nuk do vijojë. Provat e djeshme dhe të sotme janë konktrete, tashmë ka ndodhur një gjë, xhindja ka dalë nga shishja dhe nuk futet më brenda. Ju do të keni kohën dhe mundësinë dhe nuk ka për të vijuar mbledhja pa mediat", u shpreh Alibeaj.

Share This Video


Download

  
Report form