Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndryshe nga çfarë pretendon mazhoranca, deputeti demokrat Gent Strazimiri thotë se në senacën me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve prokuroria e krimeve të rënda paraqiti prova të reja për çështjen Tahiri.
Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, Strazimiri thotë se ky ishte shkaku që pas saj avokati i Tahirit kërkoi 3 ditë kohë për mbrojtjen.
Strazimiri: Nëse prokuroria nuk do kishte pasur prova, nëse ajo senaca me dyer të mbyllura do të kishte qenë e kotë nuk kishte arsye që avokati i Tahirit bashkë me Tahirin të kërkonin tre ditë kohë për mbrojtje.Nuk kanë nevojë të mbrohen para nesh se nuk jemi gjykatë.
Sipas Strazimirit, shumica dështoi të jepte provën e parë në reformën e drejtësisë.
Strazimiri: Një qeveri e përgjegjshme ka vetëm një fjalë: Merreni, dritën jeshile hetimit për cilindo.Ky SPAKU i famshëm erdhi sot, ishte veprimi i tij i parë, erdhi dhe kërkoi me seriozitetin e antimafias italiane imunitetin e një deputeti, nuk ja dhanë. Po përpiqen të bëjnë gjithçka që gjëja të mos ndodhë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-strazimiri-veprimi-i-pare-i-spaku-t-mazhoranca-i-tha-jo/