Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Deri ku shkojnë përgjimet ?bomba? italiane?? Kjo ishte tema e emisionit të mbrëmjes së sotme ?Ju flet Moska? nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj tha se dosja me përgjimet për Tahirin, është vetëm një pikë uji në detin Adriatik nga gjithë përgjimet që kanë bërë italianët për krimin e organizuar shqiptar dhe për lidhjen me politikën.
Ai i bëri thirrje Ambasadës italiane të publikojë përmes medias shqiptare të gjithë përgjimet që disponojnë autoritetet italiane, pasi siç tha ai ka ardhur koha që të dalë fytyra e vërtetë e atyre që na qeverisin.
?Diferencim, kush është me mafian dhe kush është kundër mafias? tha Myftaraj.
Myftaraj: Dosja me përgjimet e drejtësisë italiane për një grup mafioz shqiptar ku është përfshirë dhe ish-Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, është vetëm një pikë uji në detin Adriatik nga gjithë përgjimet që kanë bërë italianët për krimin e organizuar shqiptar dhe për lidhjen me politikën, përgjime ku përfshihen politikanë shqiptarë të lartë, Ministra deri edhe në nivelin më të lartë të qeverisë. Qëndrimi që po mbahet ndaj Tahirit bën diferencimin midis lobit të madh të mafias në këtë vend dhe atyre që janë kundër mafias.Është një histori që ka ndodhur në Italinë e viteve ?80, ka ndodhur në Kolumbi, Panama në vitet ?80 gjithashtu. Është një histori që erdhi koha të ndodhë gjithashtu dhe në Shqipëri. Shumë nga këto përgjime që i ka shteti italian, zyrat e posaçme të shtetit italian mund të përdoren si prova në kuptimin juridik për arsye se personat të cilët janë të përfshirë në këto përgjime jo vetëm nëpërmjet fjalëve të tjerëve por edhe drejtëpërdrejtë me përgjime mjedisore apo ambjentale janë persona me imunitet për të cilët nuk është marrë leje për përgjim, janë kryer përgjimet nga shërbimet e fshehta të vendit fqinj në mënyrë private.
Pra nga punonjës shtetërorë por që ishin të kamufluar si persona privatë. Janë kryer në shumë mënyra përgjimet.Përgjimet tregojnë të vërtetën e politikës shqiptare, të vërtetën e atyre që qeverisin këtë vend. Këto përgjime kanë një vlerë të madhe.Unë do ti bëja thirrje autoriteteve italiane, zyrave të posaçme të shtetit italian që kanë kryer këto përgjime që të përdorin si partner të drejtëpëdrejtë atë pjesë të medias shqiptare e cila nuk po lobon për mafian këto ditë. T?ia japin këto përgjime medias shqiptare dhe të publikohen ashtu siç u publikuan në Kosovë, Maqedoni. Në Kosovë janë publikuar përgjime të kryera nga shërbimet e huaja deri edhe për kryeministrin dhe presidentin Thaçi ku shikoni një bisedë mes Hashim Thaçit dhe personit më të rëndësishëm pas tij në parti, Adem Grabovcit. Është si të themi Gramoz Ruçi në PS.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/1108055/