Reagim - “Tahiri”, Rama: Muhabet pazari, Basha: Kërkon ta mbajë të lirë

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me imunitetin e deputetit Saimir Tahiri, vendim i cili po diskutohet në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit.
Në një postim në FB, Rama thotë: Deri këtu muhabet pazari nga 72 orë çorbë në kazanet e krimit, politikës, medias! Të presim me vullnet të plotë për drejtësi provat.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kreut të PD, Lulzim Basha, i cili akuzoi kryeministrin Rama se kërkon të mbajë të lirë bashkëpunëtorin e tij për trafik droge.
Basha: Ky eshte Edi Rama: Ka futur njerez per mospagese dritash ne burg ku jane vetevrare, ka futur ne burg qytetare te varfer per ca tulla mur te shtuar pa leje. Dhe do te mbaje te lire bashkepunetorin e tij dhe te krimit te organizuar te kapur ne flagrance para syve te gjithe botes nga antimafia italiane ne trafik droge dhe armesh. Ky eshte narkoshteti. Kjo duhet te marre fund!
Ndërkohë ditën e djeshme Prokuroria ka kërkuar arrestimin e deputetit Tahiri, pasi sipas saj ekzistojnë arsyetime të besueshme se ish-ministri Tahiri është i përfshir në grupin kriminal të Habilajve për trafikun e drogës.
Emri i Tahirit u përmend nga Moisi Habilaj i arrestuar në Itali.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/ceshtja-tahiri-rama-muhabet-pazari-nga-72-ore-corbe/

Share This Video


Download

  
Report form