Xhafaj: S'ka prova per Tahirin, Prokuroria vepron politikisht

RTV KLAN 2018-05-04

Views 0

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka bërë një akuzë të fortë në adresë të prokurorisë pas kërkesës së saj për të marrë autorizim nga Kuvendi për të arrestuar ish-paraardhësin e tij Saimir Tahiri. Sipas Xhafës, akuza nuk ka prova të besueshme dhe është e motivuar politikisht.

Sipas Xhafës, ka dhe precedente të tjera dhe me i freskëti për të është rasti i operacionit të policisë në Babicë ku u kapën afro 4 ton drogë, në një operacion të drejtuar nga Krimet e Rënda dhe u godit një bazë e Habilajve.

Por kryeprokurori Llalla thotë se akuza po kryen hetimet e nevojshme dhe shton se situata e kriminalitetit është e rëndë.

Kryeministri dhe Presidenti i Republikës zgjodhën të mos i përgjigjen interesit të gazetarëve lidhur me çështjen ?Tahiri?.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS