Report TV - Tiranë, konflikti për parkimin, një person arrestohet, 1 në kërkim

Report TV 2018-05-04

Views 12

Konflikti për një vend parkimi ka përfunduar në të shtëna armën, dy ditë më parë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ?Mujo Ulqinaku?, ku një 68 vjeçar ka parkuar makinën. Menjëherë më pas i janë afruar Ardit Isufaj dhe F.Gremi, të cilët i kanë kërkuar që të mos e parkojë makinën aty.

I moshuari nuk ka pranuar të larguohet dhe Ardit Isufaj 28 vjeç dhe F.Gremi 36 vjeç, kanë nxjerrë pistoletën dhe kanë qëlluar në ajër. Menjëherë pas të shtënave të dy janë larguar me shpejtësi.

Policia e Tiranës thotë se ka vënë në pranga 28-vjeçarin Ardit Isufaj, ndërkohë që është shpallur në kërkim F.Gremi. Ndaj tyre rëndojnë 3 akuza, ajo e kanosjes, prishjes së qetësisë publike dhe mbajtje e armëve pa leje.

Share This Video


Download

  
Report form